Transmetuar më 02-06-2015, 15:02

Lezhë, 2 qershor 2015, NOA.al- Një i ri nga Laçi është vënë në pranga, pasi ju gjetën në banesë armë dhe municion luftarak pa leje.

32 vjeçari Alfred Bardhoku, me banim në Laç, u arrestua gjatë ditës së sotme pasi në një apartament në katin e shtatë të një pallati, në Shengjin, Lezhë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike model 56, 7.62 m/m; një pushkë model 56, 7.62 m/m; një armë gjahu Bereta teke; 52 copë fishekë 357 Magnum pistolete; një këllef armë gjahu, tre mbajtëse plastike për fishekë, krëher dhe tre kuti kartoni me 32 pako kafe kokërr “Gold”.

Nga verifikimet e bëra rezulton se banesa është në pronësi të shtetases L.M., 60 vjeçe, banuese në Laç, Kurbin dhe është blerë nga Alfred Bardhoku.

I ndaluari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake  e municionit”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd