



Çdo ditë që zgjohej kuptonte se po humbte shikimin e syrit të majtë. Duke u parë në pasqyrë, kuptoi se me kalimin e orëve syri po skuqej gjithnjë e më shumë.
Nisi kështu makthi i Janese Walters, një grua amerikane që jeton në Toledo, të Ohio, e verbuar në njërin sy. Ajo u drejtua menjëherë tek mjekët, të cilët për javë të tëra nuk arrinin të jepnin një shpjegim shkencor mbi atë që po i ndodhte gruas.
Mes vështirësive dhe pyetjeve të shumta, ajo u kujtua se disa ditë para shfaqjes së problemit, macja e saj e kishte lëpirë në sy.
Në atë moment mjekët kuptuan se çfarë kishte ndodhur me Janese. Gruaja kishte marrë një bakter i cili gjendet në 40% të maceve, i cili është shumë i rrezikshëm për njeriun.
Mjekët për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla, këshillojnë shmangien e kontakteve me macet, me pështymën e tyre dhe në rast se keni plag. Mbi të gjitha këshillohet larja e duarve pas prekjes së tyre./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





