Transmetuar më 02-06-2015, 10:19

Kakavijë, 2 qershor 2015, NOA.al- Pesë klandestinë afganë janë kapur nga policia në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, bashkë me udhërrëfyesin e tyre.

I akuzuar për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” u arrestua Usni Xhaferri 53 vjeç me banim në Cërrik të Elbasanit.

Ai u kap në aksin rrugor Kakavijë- Gjirokastër, pranë fshatit Derviçian, duke dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit pesë klandestinëve.

Mësohet se të ndaliarit janë pjestarë të një familjeje nga Afganistani të cilët kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd