
Tiranë, 2 qershor 2015, NOA.al- Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të garantohen më shumë shërbime dhe cilësi për studentët si dhe më shumë hapësirë për ta.
Gjatë konkursit për prezantimin e programit nga tetë skuadra për masterplanin e Qytetit Studenti, kreu i qeverisë tha se ndërhyrja do bëhet për ta shndërruar këtë zonë në një kampus të vërtetë universitar dhe krijimin e një hapësirte private dhe publike në dispozicion të studentëve, të rejave dhe të rinjve.
“Ky konkurs është pjesë e një zinxhiri konkursesh ndërkombëtare që qeveria shqiptare ka çelur apo do të çelë për të vijuar programin e rilindjes urbane. Duke krijuar ato shembuj të transformimit urban që kanë efekt të jashtëzakonshëm energjizues dhe shërues për komunitete të degraduara dhe që kanë humbur shpresën”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se do të bëhet rikonstruksioni i një sërë godinash që janë në kushte kërcënimi të vazhdueshëm nga përdorimi i tyre.
Sipas tij Qytet Studenti do të jetë një tjetër hapësirë dhe dritare për të parë më tutje, pasi të jetë hyrë në drejtimin e duhur./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





