Transmetuar më 02-06-2015, 08:41

Fier, 2 qershor 2015, NOA.al- Dy persona u vunë në prangat e policisë së Fierit gjatë operacionit të koduar “Porosia”.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.

Të arrestuarit janë Arben Cenolli, 37 vjeç, banues në Korçë dhe Serjan Xhihani, 52 vjeç, lindur e banues në Fier, i dënuar më parë për vjedhje.

Siç raporton Noa.al, arrestimi i tyre u bë për arsye se, Arben Cenolli solli mallra kontrabandë nga Greqia nëpërmjet doganës Kapshticë tek Serjan Xhihani në qytetin e Fieri, ku si rezultat i veprimeve proceduriale, u bë i mundur që shtetasit e mësipërm të kapen në flagrancë në aksin rrugore Fier- Lushnje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me targa AA 427 EF; 360 tapete e sixhade; 92 batanije të ndryshme, teke dhe dopjo; Një frigorifer; Një lavatriçe; Një sobë gazi; Një televizor; Gjashtë saldatriçe; Nëntë trapano të markave të ndryshme; Pese troko të ndryshme; Dy matrapike, me vlerë rreth 5000 euro; Tre thasë me bebelina të ndryshme me peshe 120 kg secila; Një thes me peshë 140 kg me çorape te ndryshme sportive; Një thes me sfungjerë enësh 50 kg; Dy thasë me mushama tavoline me peshë 200 kg gjithsej; Dy thasë me çizme me peshë 200 kg gjithsej; Një thes me qeskë plastike 70 kg; Tre thasë me lodra të ndryshme femijesh me peshë gjithsej 150 kg; Tre kuti me zbukurime qeramike; Një thes me syze dielli të ndryshme me peshë 20 kg; Një thes me veshmbathje me peshë 20 kg; Një thes me priza interneti me peshë 20 kg; Tre thasë me rroba të ndryshme; Një pompë zhytëse.

Gjithë mallrat ishin të padeklaruar dhe me fshehjen e tyre i shkaktohej shtetit një dëm ekonomik i konsiderueshëm. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin ligjor të veprimeve të kundraligjshme të kryera nga punonjësit e doganës, ndërsa për ndjekje të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd