




Fier, 2 qershor 2015, NOA.al- Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Tranziti” vuri në pranga një doganier dhe një biznesmen të akuzuar për kalim mallrash kontrabandë.
Të arrestuarit janë Albert Bani, 55 vjeç, lindur e banues në Vlorë, me detyrë doganier, pranë degës së doganës Vlorë dhe Valter Gjonbracaj, 62 vjeç, lindur e banues në Vlorë, biznesmen.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se arrestimi i tyre u bë pasi Albert Bani me detyrë doganier pranë degës së doganës,Vlorë, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës ka favorizuar shtetasin Valter Gjonbracaj, në lidhje me zhdoganimin e disa produkteve te cilët ky i fundit i kishte marrë në Itali.
Si rezultat i veprimeve proceduriale, të kryer nga strukturat e Krimit Ekomoik , u bë i mundur që Gjonbracaj të kapet në flagrancë në aksin rrugor Fier- Lushnje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me targa AA 067 JB; Një zetor i markës “New Holland, T4050”; Pesë lodra elektronike për fëmijë me vlerë 3000 euro; 46 goma të përdorura; dy stufa gatimi, si edhe disa lloje mobiljesh të tjera, të gjitha të pa deklaruara, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik të konsiderueshem.
Të ndaluarit akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Trafikim i mjeteve motorike”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





