Transmetuar më 02-06-2015, 08:12

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 2 qershor 2015.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Formula, pension i ri për 17 mijë ushtarakë”.

Tituj të tjerë janë; “PD humb dy bashki në tavolinë, zbardhen negociatat me SHBA për tërheqjen nga gara”.

“Ligji i ri, legalizim ndërtimeve deri në qershor 2014”.

“Fushata, Halim Kosova fton Ramën për kafe: Do t’ia paguaj unë”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Bujar Nishani: I gatshëm të ndihmoj për një takim Rama- Basha”.

Tituj të tjerë janë; “PD, i përjashtuari i Këlcyrës nuk tërhiqet”.

“Legalizimet, ligji i ri, si do të jepet hipoteka për pallatet”.

Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Droga, 10 në pranga, hashashi nga Mamurrasi në Greqi”.

Tituj të tjerë janë; “PS, sondazh derë më derë për votën, vullnetarët, nis puna me të luhaturit”.

“KQZ nuk pranon dorëheqjen e kandidatit të PD në Kurbin”.

“Maturantët protestojnë te MAS, ja përgjigjet e sakta të Letërsisë”.

Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “Ngërçi me kandidatët, e majta merr dy bashki në tavolinë”.

Tituj të tjerë janë; “Si të shpëtosh shtëpinë nga sekuestrimi kur nuk mund të paguash kredinë”.

“Rrëfehet italiani i Kamorra-s: Me vëllezërit Sulku kam 15 vjet miqësi”.

“Shkatërohet grupi i drogës, në pranga dhe “Rreli i Voskopojës”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd