Transmetuar më 02-06-2015, 08:14

Edea është shpallur fituesja e edicionit të katërt të “X – Factor Albania” që transmetohet në tv Klan.

Edea triumfoi përballë Gentit, finalistit tjetër dhe përballë mijëra të rinjve të tjerë që ëndërrojnë të prekin këtë skenë.

Nën regjinë e Vera Grabockës dhe prezantimin e Alketa Vejsiut, teatri i Televizionit Klan dhuroi një natë të mbushur me emocione dhe performanca të shumta.

Përveç çmimit të madh, për fituesen priten kontrata me studio të huaja muzikore.

“Jam shumë e lumtur, nuk kam fjalë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Gjithcka është për ty babi!” – ka thënë Edea përmes emocioneve.

Të ftuarit specialë të mbrëmjes, dy personazhe me famë ndërkombëtare, Cladyee Lupa dhe Emin Agalarov kanë zbritur në skenën e X Factor për të ndarë me publikun shqiptar hitet e tyre të fundit.

Po ashtu, surprizë tjetër e mbrëmjes ka qenë performanca e zjarrtë e tri vajzave, Alketa, Miriam dhe Bleona.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd