Transmetuar më 01-06-2015, 21:22

Futbollisti shqiptar Andi Lila i cili luan për skuadrën e Parmës në Itali ka zgjedhur të festojë ndryshe 1 Qershorin, sepse pikërisht ky i sivjetshmi është vërtet special. Vetëm tre muaj më parë ai u bë baba për herë të parë, andaj edhe ka vendosur që me bashkëshorten e tij Ornela të shëtisin djalin e sapolindur Ayan me rastin e kësaj feste. Ata duken vërtet të lumtur teksa janë shfaqur për herë të parë në publik, e cila ka rastisur me 1 Qershor.

Futbollisti Andi Lila ka zgjedhur të urojë 1 Qershorin përmes faqes së rrjetit social, ku menjëherë e kanë shoqëruar qindra urime, mes të cilave edhe kolegë të skuadrës. Në muajin Mars, futbollisti deklaroi ardhjen në jetë të djalit të tij Ayan përmes një dedikimi të veçantë duke kryqëzuar duart si shqiponjë, ndërsa në takat e këpucëve të tij kishte gdhendur emrin e të birit. /o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd