Transmetuar më 01-06-2015, 17:47

Autoritetet në Teheran kanë bërë të ditur se një tërmet prej 4.4 ballë të shkallës Richter ka goditur rreth 110 kilometra në veriperëndim të Bushehrit, vendit ku ndodhet impianti i vetëm bërthamor funksional i Iranit.

Nuk ka raporte për dëme ose të plagosur. Tërmeti me mganitudë 4.4 konsiderohet i lehtë nga sizmologët.

Impianti Bushehr, i cili ka hyrë në funksion në vitin 2011 me ndihmën e Rusisë, është projektuar për t’iu bërë ballë tërmeteve prej 8 shkallësh.

Irani përballet shpesh me tërmete. Në vitin 2003, një tërmet prej 6.6 shkallësh të Richterit ka vrarë rreth 26,000 njerëz.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd