
Të pakënaqur me Federatën e Futbollit të Hungarisë, tifozët e klubit Pesci MFC, të mbështetur nga Sindikata e futbollit hungarez, kanë kryer aktin e varrimit të kësaj Federate.
Ata janë të pakënaqur me menaxhimin që po bën Federata me futbollin hungarez, prandaj e kanë varrosur atë.
Federata e Futbollit në Hungari, nuk iu ka dhënë licencat pesë skuadrave të elitës së futbollit në këtë vend, ndërsa më e keqja është se këto skuadra, nuk kanë marrë as liçencat e një rangu më poshtë, duke i dërguar në divizionin e tretë, shkruan Zëri.
Me këtë akt, ata kanë dashur të tregojnë se Federata po e varros futbollin, prandaj kanë varrosur një arkivol, duke e imagjinuar në të Federatën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





