
Bërja e një shëtitje nuk mban në gjendje të mirë vetëm muskujt dhe qarkullimin e gjakut, por i bën mirë edhe trurit. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se ecja para ose mbas, përmirëson aftësitë tona në zgjidhjen e problemeve matematikore, përmes atij që quhet “efekti i trekëndëshit”. Sipas studiuesve kush ecën poshtë ose ngjitet në shkallë ka një kapacitet më të mirë në zgjidhjen e ushtrimeve matematikore.
Ky efekt rritet përmes lëvizjes së këmbëve, duarve dhe kokës dhe një gjë të tillë e mundëson ecja ose shëtitja. Në mënyrë të veçantë u zbulua se personat i zgjidhin më shpejtë problemet kur zhvendosen për lart, ndërsa veprojnë më mirë kur ecin për poshtë. Është interesant edhe fakti se efekti është i mirë edhe kur lëvizet në vend në mënyrë pasive, siç mund të jetë lëvizja brenda një ashensori.
Këto efekte janë zbuluar nga një studim italian i Università di Bologna, i cili cilësohet si studimi i parë që ka zbuluar se lëvizjet trupore stimulojnë zonat e trurit të lidhura me llogaritjet.
Në artikullin e publikuar në “Frontiers in Psychology”, thuhet se shkencëtarët italianë nënshtruan në testin 52 pacientë, duke i nënshtruar përmes të njëjtit ushtrim./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





