Transmetuar më 01-06-2015, 15:53

Kim Kardashian është shtatzënë. Ajo dhe i shoqi Kanye West janë në pritje të fëmijës së dytë të tyre, pas vajzës North West, e cila mbush dy vjeçe pas pak ditësh.

Ky fakt tregohet në episodin e radhës të reality show “Keepin’ up with the Kardashians”, ku janë pjesë Kim dhe motrat e saj.

“Mora analizat e gjakut dhe jam shtatzënë!”. Me këto fjalë Kim i thotë të motrës Khloe lajmin e lumtur.

Prej kohësh Kim dhe Kanye po tentonin të bëheshin sërish me fëmijë, por pa rezultat dhe së fundmi duket se tentativat kanë qenë efikase./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd