Transmetuar më 01-06-2015, 15:26

Gjirokastër, 1 qershor 2015, NOA.al- Aksident me pasojë vdekjen e një gruaje në Gjirokastër.

Pranë Viroit një automjet tip “Seat” me targa greke i drejtuar nga një femër, u përplas me një fadromë.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesja e mjetit, Irena Stamati nga Kakavija.

Të dhënat lidhur me këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen ishte shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.

Uniformat blu mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë lidhur me gjithë sa ka ndodhur.

Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen

Gjirokastër më datë 01.06.2015,nga ana e specialistëve të seksionit të Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramadan Shehu,50 vjeç, banues në Tiranë, pasi:

Rreth orës 15.00, në aksin rrugor nacional Virua – Gjirokastër, ku ishte duke punuar për firmën e ndërtimit “Cobial” sh.p.k. Tiranë, me mjetin “Fadrom”, pa targa, është goditur nga autovetura tip “Seat”, me targë INM6317, e drejtuar nga shtetasia Irena Stamati, 29 vjeç, banuese në Kakavie, Gjirokastër,e cila gjeti vdekjen e menjëhershme, për këtë arsye është arrestuar në flagrancë edhe përgjegjësi teknik i firmës së ndërtimit “Cobial” sh.p.k. Tiranë, shtetasi A.I, 62vjeç, banues në Gjirokastër.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 290 dhe 289 I Kodit Penal./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd