Transmetuar më 01-06-2015, 13:39

Tiranë, 1 qershor 2015, NOA.al- Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me prezantimin e projektit nga kreu i qeverisë Edi Rama për ndërtimin e Parkut Olimpik.

Ai thotë se Edi Rama po rrihte gjoksin sot për ndërtimin e Parkut Olimpik dhe 5 milionë dollarë që ai i dha për këtë qëllim Lindita Nikollës.

Në një postim në profilin e tij në Facebook ai shkruan se, “Këtë aferë të re korruptive e denoncova në dy seanca parlamentare. Kështu, nga 8 kompani që morën pjesë në tenderin për Parkun Olimpik, 7 me çmimin më të lirë skualifikohen dhe tenderin e fiton çmimi më i shtrenjti fare!!! Tenderin e fiton kompania e Carapulit, mikut për kokë dhe xhep të Edi Ramës”.

Në vijim ai shton se kjo çështje është dërguar në Prokurori nga KLSH, dhe në vend që Edi Rama të kërkojë ndjesë për këtë vjedhje të fondeve publike, vetëmburret për këtë vjedhje të radhës.

Berisha nënvizon më tej se “çuditërisht” fituesi i tenderit është i njëjti ndërtues që fitoi/ndërtoi edhe kullën e korrupsionit, kullën falike në zemër të Korçës duke fyer çdo korçar dhe Korçen, e cila thuhet se i përket Carapulit.

Më poshtë gjeni edhe një foto që siç thotë ish-Kryeminsitri tregon pjesë nga kallëzimi penal i KLSH për vjedhjen e bërë./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd