



Tiranë, 1 qershor 2015, NOA.al- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e festës së 1 Qershorit me fëmijët e Prezës.
Në një përshëndetje për të gjithë fëmijët e pranishëm në aktivitetin festiv, Meta uroi fëmijët me rastin e festës.
“Sot në 1 qershor ne të gjithë angazhohemi edhe për një të ardhme të ndritur për fëmijët e Prezës në mënyrë të veçantë, për një të ardhme sa më të gëzuar, për një të ardhme me mundësi të shkëlqyera në mënyrë që ata të arsimohen, të edukohen, por edhe ta shikojnë të ardhmen e tyre këtu në këtë mrekulli të jashtëzakonshme që ka krijuar natyra. Këtu ku janë të gjitha resurset që kjo zonë të jetë një nga zonat më të zhvilluara të gjithë vendit dhe këta fëmijë të jetojnë vërtetë me standarde evropiane në çdo aspekt të jetës së tyre. Gëzuar të gjithë fëmijëve dhe të gjithë prindërve”, u shpreh kreu i LSI.
Të pranishëm ishin edhe zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Vorës, Luan Sallaku.
Më pas, kreu i LSI Ilir Meta dhe Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj ndoqën aktivitetin artistik të organizuar për fëmijët e Prezës./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





