Transmetuar më 01-06-2015, 12:48

Durrës, 1 qershor 2015, NOA.al- Një i ri durrsak i ka dhënë fund jetës tragjikisht. 25 vjeçari Kristi Moja është vetëvrarë, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve të para policore mësohet gjendja e psikologjike e 25 vjeçarit ishte rënduar së tepërmi gjatë ditëve të fundit.

Ai është hedhur nga ballkoni në orët e pasdites së të dielës, sapo ishte zgjuar nga gjumi. Viktima i mbijetoi rënies nga lartësia, por u nda nga jeta në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku u transportua nga familjarët dhe jo nga ambulanca.

I ndjeri Kristi Moja përcillet sot pasdite për në banesën e fundit. Nuk dihen ende shkaqet e vetëflijimit, çka e ka bërë edhe më të rëndë për familjen ikjen e parakohshme të tij./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd