Transmetuar më 01-06-2015, 12:08

Durrës, 1 qershor 2015, NOA.al- Duke përfituar nga mosha e mitur e tij dhe pamundësia fizike, e kërcënoi me thikë dhe i mori celularin.
Erion Lleshi, 22 vjeç, banues në Durrës u vu në prangat e policisë së Durrësit nën akuzën e vjedhjes me dhunë.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për Noa.al, se Lleshi nën kërcënimin e një thike i ka marrë me dhunë celularin shtetasit K.B.,13 vjeç, banues në Durrës.
Kapja e agresorit u bë pas denoncimit të të dëmtuarit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





