









Korçë, 1 qershor 2015, NOA.al- Kokainë dhe tre të arrestuar është bilanci i një operacioni të policisë së Korçës i koduar “Udhëtimi 2”.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se u vunë në pranga Arben Shquti, 51 vjeç, Vangjel Zguri, 42 vjeç dhe Renaldo Thoma 34 vjeç, që të tre me banim në Korçë.
Gjatë këtij operacioni u bë sekuestrimi i 1 kg e 873.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen 2 të qytetit të Korçës, gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW” me targa AA 255 DL, në pronësi të shtetasit Renaldo Thoma u kapën me drogë.
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesave të të ndaluarve u është gjetur një sasi prej 1kg e 873.6 gramë, lëndë narkotike e dyshuar kokainë të cilën dyshohet se të ndaluarit do ta trafikonon në shtetin grek.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1550 euro, 23 500 lekë të reja, pesë automjete dhe 17 aparate celularë.
Lidhur me aktivitetin e të ndaluarve vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





