
Mallakastër, 1 qershor 2015, NOA.al- Dhunë e përsëritur mbi prindërit e moshuar. Ky veprim i tij i ka kushtuar prangat 44 vjeçarit Ilir Xh., nga Visoka e Mallakastrës.
Shkak për ndalimin e tij u bë denoncimi i prindërve të moshuar M.Xh., 75 vjeç dhe B.Xh., 72 vjeçe, të cilët kanë thënë para uniformave blu se në banesën ku jetonin, për motive të dobëta djali ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.
Mësohet se konfliktet në familje ishin të vazhdueshme dhe se 44 vjeçari së fundmi në mënyrë të përsëritur ngrinte dorë mbi prindërit e tij./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





