
Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 1 qershor 2015.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Ndërtimet pa leje, legalizimet pas 2009, afat i ri për vetëdeklarim”.
Tituj të tjerë janë; “Rindërtohet skena e krimit, ja si u vra Sulku në Hollandë”.
“Elbasan, humb 1 milion lekë në loto, hidhet nga kati i 12, 27 vjeçari”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Edi Rama: Negociata për tre aeroporte të rinj në Shqipëri”.
Tituj të tjerë janë; “PD flak kandidatin e Këlcyrës”.
“Zbulohet video, si u vra Durim Sulku në Holandë”.
Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin kryesor, “Fushata, milionat që hidhen çdo ditë. Në 10 ditë mbi 1 milion euro vetëm për takimet e vogla të kandidatëve”.
Tituj të tjerë janë; “Rama akuzon Nanon për monopolin e aeroportit të Rinasit”.
“Masakra në Tiranë, hetimet në Napoli dhe Roterdam”.
“Dekriminalizimi, PD kërkon tërheqjen e kandidatit në Këlcyrë”.
“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Zbardhet krimi në Holandë, Ilir suklu, ja sms para vrasjes”.
Tituj të tjerë janë; “Të pathënat e jetës sprivate në librin me kujtime të Teuta Hoxhës”.
“Pronat, dosjet e Tiranës që nga viti ’91 nga arkivi i AKKP”.
Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “Vrasja e trefishtë, killeri italian negociator për drogën e Kamorra-s në Tiranë”.
Tituj të tjerë janë; “Përballja e Durrësit, Duma: Luftë varfërisë nëpërmjet investimeve. Dako: Qyteti në mandatin tim të tretë”.
“Numërimi i votave, anëtari i katërt në dorë të kryetares së KQZ”.
“Standardet e listave, PD kërkon çregjistrimin e kandidatit të Këlcyrës”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





