Transmetuar më 23-05-2015, 22:11

Microsoft ka publikuar një studim se prania e teknologjisë në jetën tuaj po j’ua bën më të vështirë përqendrimin për një kohë të gjatë.

Ky studim sugjeron se kohëzgjatja e përqendrimit ka qenë në rënie duke filluar që nga fillimi i këtij shekulli.

Ndërkohë që njerëzit mund të fokusoheshin 12 sekonda në vitin 2000, kjo shifër ra në 8 sekonda në vitin 2013. Reduktimi vjen në një pjesë të madhe nga kombinimi i smartfonëve dhe përmbajtjes që ata shfaqin.

Në ditët e sotme shohim një pjesë të madhe të adoleshentëve që shpenzojnë një kohë të gjatë mbi smartfonin e tyre, ose e kontrollojnë atë vazhdimisht. Larmia e gjërave që mund të bëjë një smartfon e bën shumë të thjeshtë shpërqendrimin nga një detyrë apo bisedë që jeni duke bërë.

Por kjo gjë mund të shihet dhe nga një tjetër këndvështrim. Ndërkohë që teknologjia po dëmton përqendrimin, ajo përmirëson aftësinë multitasking që shpesh e kemi parë të përmendur tek pajisjet teknologjike.

Me sa duket kryerja e disa detyrave në të njëjtën kohë po përbën një ngjashmëri mes humanëve dhe pajisjeve. Pra, arrijmë në përfundimin se teknologjia ka efekte negative dhe pozitive në jetën tonë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd