
Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 29 prill 2015.
Gazeta “Panorama” vë në fokus kryesor titullin, “Për dritat, qeveria tërhiqet nga sekuestrimi i shtëpive”.
Tituj të tjerë janë; “Rrëfehet Fatos Klosi: Urdhrat absurd të Majklos që penguarn armët për UÇK”.
“Për Blushin, Servet Pëllumbi: Mendim, jo veprim ndryshe”.
“Gjermania: Nuk ka shans për azil”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Vizat amerikane, lotaria 2016, përgjigjet më 5 maj”.
Tituj të tjerë janë; “30 vjeçari: Kërkova azil në Gjermani, u ktheva se në kamp na trajtonin si qen”.
“Servet Pëllumbi: Partitë e Godo- Gjinushit u krijuan në zyrtar e Komitetit Qendror të PPSH”.
“Elektriçist dhe hidraulik, nuk punojnë dot po s’kaluan testin”.
“1.5 milionë dollarë pasuri, hetim ish-kreut të doganës Sarandë”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Gërdeci, dëmshpërblim pronarit të fabrikës së vdekjes”.
Tituj të tjerë janë; “Ligji, PS tërhiqet nga bllokimi i shtëpive për debitorët e energjisë elektrike”.
“Mariana Kondi fiton gjyqin ndaj Teatrit Kombëtar”.
“Provimi i shtetit, ja datat për kandidatët e mjekësisë”.
Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “Biznesmeni hetohet për mashtrim, kërkohet konfiskimi i 4 milionë dollarëve. Ish-administratori i kompanisë së kontraktuar nga CEZ për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura rrezikon të humbasë 4 milionë dollarë pasuri, të cilat sipas prokurorisë, nuk i justifikon me burim të ligjshëm”.
Tituj të tjerë janë; “Projektligji për energjinë, PS tërhiqet nga konfiskimi i shtëpisë për debitorët”.
“Servet Pëllumbi: Kritikat e Blushit, të tepruara”.
“Ministri gjerman: Shqiptarët, pa asnjë shans për të përfituar azil”.
Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin kryesor, “Dritat, anulohet sekuestrimi i shtëpisë, shumica vendos të ndryshojë ligjin e energjisë që u miratua në parim të enjten”.
Tituj të tjerë janë; “Nishani: E papranueshme që të inkriminuarit të jenë në lista”.
“Berlini: S’ka azil, kemi demokraci krenare”.
“Hiqet matura shtetërore, kthehen konkurset në universitetet publike”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





