Transmetuar më 20-04-2015, 10:09

Tiranë, 20 prill 2015, NOA.al / Përditësuar – Një avion ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Tiranë.

Paraprakisht mësohet se avioni u ngrit në orën 07:00 dhe u kthye sërish. Më pas avioni nuk ka bërë asnjë ngritje ose ulje vetëm është rrotulluar në pistë, për të vlerësuar mundësinë për të proceduar me zëvendësimin e një komponenti në origjinën e anomalisë. /a.s/noa.al

Blue Panorama flet mbi fluturimet nga Tirana në Firenze dhe Ancona të 20 Prillit

Kompania Blue Panorama Airlines sqaron lidhur me fluturimin Tirana-Firenze dhe Ancona të ditës së sotme.

Blue Panorama thotë se është e befasuar që organe të ndryshme të shtypit po shpërndajnë informacione të pabazuara, rreth të cilat kompania do të ndjekë mbrojtjen në institucionet përkatëse.

Në fakt fluturimi BV 2243 për Blue Panorama Airlines, operuar nga ana e kompanisë Avanti Air me avion ATR 72/500, është ngritur nga Tirana për destinacionin e Firenzes, por u kthye në aeroport për kontrolle teknike, pa deklaruar asnjë emergjencë.

Më pas avioni nuk ka bërë asnjë ngritje ose ulje vetëm është rrotulluar në pistë, për të vlerësuar mundësinë për të proceduar me zëvendësimin e një komponenti në origjinën e anomalisë. Pas kësaj ecje në pistë kompania ka urdhëruar anulimin e fluturimeve të ditës së sotme 20 Prill 2015, drejt destinacioneve të Firenze e Ancona, duke i ofruar pasagjerëve mbrojtje të rregullt në fluturimet alternative të ditës se sotme dhe te nesërme.

“Dëshirojmë të shprehim keqardhjen më të thellë të kompanisë ajrore për shqetësimin e krijuar pasagjerëve dhe konfirmojmë se çfarë ndodhi ishte për shkak të rrethanave krejtësisht jashtë kontrollit të Blue Panorama Airlines”, thuhet në mbyllje të qëndrimit.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd