Transmetuar më 13-04-2015, 18:29

Aktori Blerim Destani nuk po mjaftohet vetëm me kinematografinë, ai duket se së fundmi i ka thënë “Po” edhe ofertave televizive, konkretisht serialeve.

Mësohet se aktori i njohur shqiptar është pjesë e xhirimeve të reja për serialin e njohur gjerman “Alarm Fur Cobra 11”, i cili transmetohet në televizionin RTL.

Aktori shqiptar luan në serialin policeks krah aktorit të njohur turko-gjerman Erdogan Atalay, por nuk ka preferur të japë informacione mbi rolin që do të ketë, vetëm se personazhi i tij quhet Emilian Magoci.

“Alarm fur Cobra 11” është një ndër serialet më të njohura gjermane i cili shfaqet prej vitesh në televizionet Prosieben dhe së fundmi në RTL me një audiencë maksimale që nga viti 1996 dhe për herë të parë ka si aktor edhe një shqiptar. /o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd