Transmetuar më 06-04-2015, 21:37

Pak rëndësi ka se cili është ngacmuesi më i fortë, e rëndësishme është që në fund gjithçka të arrihet në orgazmën femërore. Çfarë ndodh dhe si ndodh në trupin e femrës gjatë atyre momenteve, po e shpjegojmë më poshtë nëpërmjet disa etapave.

Dëshira- Hapi i parë për të mbërritur në orgazmën seksuale është dëshira.

Eksitimi- Stimujt mendorë apo fizikë, duhet të japin një reagim të trupit, i cili tek meshkujt ndodh më shpesh ndërsa tek femrat më vonë dhe që ka lidhje me eksitimin

Rritja e presionit të gjakut – Sa më shumë i afrohemi orgazmës, aq më shumë rritet fluksi i gjakut në organet gjenitale.

Stimuli i duhur- Ndonjëherë është shumë i nevojshëm edhe stimuli i duhur i femrave nga ana e meshkujve, sa i takon prekjes me dorë në pjesët intime apo të tjera të trupit.

Ndryshon klitori – Klitori përmban disa rrënjë të pasura me mbaresa nervore, të cilat gjatë zgjimit mbushen me gjak, rriten në vëllim dhe bëhen më të ndjeshme, siç ndodh me “ngrefjen” tek meshkujt.

Rritet ritmi i frymëmarrjes dhe i zemrës- Me rritjen e emocioneve, qarkullimi i gjakut bëhet më i shpeshtë, zemra rrit ritmin e saj të pulsimeve dhe njëkohësisht shpejtohet frymëmarrja.

Kontraktohe vagina – Hapësira e saj nis të ndryshojë dhe nga e mbledhur, në përmasa shumë të vogla, nis të rritet, në mënyrë që të lejojë penetrimin e penisit.

Ejakulimi- Edhe femrave iu ndodh ky proces, i cili shënon kulmin e orgazmës.

Kthimi në normalitet– Pas ejakulimit, femra, ashtu si edhe mashkulli, nis të kthehet në normalitet dhe të qetësojë trupin. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd