
Tiranë, 30 mars 2015, NOA.al- Dy të rinj në kryeqytet kanë përfunduar në prangat e policisë pasi janë kapur me kokainë.
Gjatë ditës së sotme u bë arrestimi i 29 vjeçarit Redjan Luri dhe i 25 vjeçarit Olsjan Nazari, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Siç raporton Noa.al, dy të rinjtë në rrugën “4 Dëshmorët” udhëtonin me mjetin tip Fiat, me targa AA 858 DX dhe gjatë kontrollit në mjet iu gjetën tre qese të vogla me lëndë të dyshuar narkotike si kokainë me peshë 2.4 gramë.
Luri dhe Nazari kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë gjatë ndalimit. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës u gjet edhe një qese plasmasi me ngjyrë të kuqe me një sasi kokainë me peshë 4.6 gramë.
Dyshohet se dy të rinjtë merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e tyre./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





