Transmetuar më 28-03-2015, 19:52

Johnny Depp ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë në gjysmë xhirimet e “Piratët e Karaibeve 5”.

Arsyeja sipas menaxherëve të tij, është një plagosje e mistershme që i ndodhi aktorit në dorë rreth një muaj më parë.

Mungesa e tij ka shfaqur pengesa në realizimin e filmit, ndaj producentët janë detyruar të ndërpresin xhirimet.

Burime të ndryshme thonë se Deep do t’i duhen edhe dy javë për të marrë veten plotësisht.

Gjatë këtij kohe xhirimet nuk do të vazhdojnë, pasi producentë kanë theksuar se realizimi i këtij filmi nuk ka kuptim pa aktorin 51-vjeçar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd