Transmetuar më 27-03-2015, 19:44










Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, ditëlindja e radhës e artistes i është dedikuar totalisht mikeshave të saj.
Ka qenë pikërisht 32 vjetori i këngëtares Jonida Maliqi, e cila ka mbledhur mikeshat e saj më të ngushta për të festuar në një prej lokaleve të kryeqytetit ditëlindjen.
Një natë plot pije dhe muzikë, ku ato janë ndier të lirshme, ku siç shihet edhe nga fotografitë është e mbushur me poza të shumta, ku spikasin personazhe të biznesit dhe artit, por edhe familjarë të Jonidës, mes të cilëve edhe kunata e saj Eva, bashkëshortja e biznesmenit Zamir Mane. /o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





