Transmetuar më 24-03-2015, 08:19

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 24 Mars 2015.

Gazeta “Panorama” vë në fokus kryesor titullin, “Ndryshimi i skemës, pensionet, shtesa e re për çdo kategori”.

Tituj të tjerë janë; “Shqipëria dhe Kosova pa kufi, nënshkruhen 11 marrëveshje”.

“Kreu i Kuvendit Meta: Braho i ka treguar dy video Berishës”.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Pensioni suplementar, Veliaj: Ndahen 850 milionë lekë”.

Tituj të tjerë janë; “Tom Doshi, letra e plotë për Llallën: Tërhiq kërkesën për arrestimin tim”.

“Mark Frroku: Akuzat politike, nuk kam plan të arratisem”.

“Amnistia e OSHEE, lista e tretë, kush përfiton nga falja e faturave në Tiranë”.

“Takimi i dy qeverive, Rama: Viza me Kosovën, turp i BE”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Shkrihen” Shqipëri- Kosovë, dy qeveritë nënshkruajnë 11 marrëveshje për rrugën drejt BE”.

Tituj të tjerë janë; “Ilir Meta: Dorëheqja? PD do të ketë mundësi ta kërkojë edhe tre vite”.

“Tom Doshi sëmuret, Kuvendi shtyn për nesër seancën dëgjimore”.

Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “Pastrimi i politikës, ja për çfarë krimesh do humasin mandatin deputetët. Platforma e PD kërkon ndryshimin e Kushtetutës dhe disa ligjeve për të identifikuar dhe larguar nga funksioni i deputetit dhe të zgjedhurit vendor personat e dënuar”.

Tituj të tjerë janë; “Doshi shtyn me raport mjekësor heqjen e imunitetit, avokatët: Të tërhiqet arresti”.

“Meta: Hetimi ndërkombëtar për çështjen “Doshi” ka përfunduar me kohë”.

“Gara për Tiranën, Nikolla: Do vazhdoj të jem ministre”.

“Shkodër, grabitësit torturojnë e vrasin të moshuarin”.

Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin kryesor, “Doshi kërkon “lirimin” me procedura. Deputeti i Shkodrës sëmuret, avokatët i shkruajnë Llalës: Arrestimi ilegal”.

“Drafti i PD për dekriminalizimin: Mandatet të ndërpriten”.

“Mbledhja e dy qeverive shqiptare: Rama: Hap drejt bashkimit kombëtar”.

“Lindita Nikolla: Nuk kandidoj për Tiranën”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd