



Këngëtari kosovar Blero Muharremi ka paralajmëruar një bashkëpunim të ri krah Kallashit. Edhe pse nuk ka qartësuar ende detajet e tjera, këngë titullohet “Tunde”, një titull provokues, duke patur parasysh edhe profilin e vajzës së njohur sidomos për jetën në klubet e natës.
Blero dhe Kallashi janë shfaqur së bashku në studio gjatë momenteve të regjistrimit të këngës së re, e cila pritet të publikohet së afërmi, e ka shumë gjasa që duket patur parasysh titullin, të shoqërohet me ndonjë klip tejet sensual.
Kallashi dhe Blero prej kohësh kanë një miqësi të ngushtë, por vetëm së fundmi kanë vendosur të kenë një bashkëpunim artistik.
Emri i vërtetë i kërcimtares Kallashi është Donjeta Kosumi dhe së fundmi është kthyer në një personazh publik, duke qenë pjesë e klipeve të artistëve./o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





