Transmetuar më 17-03-2015, 21:26

Një përplasje virtuale mes opinionistes së Big Brother dhe gazetarit Olti Curri e ka vendosur para një dileme të madhe poeten Mimoza Ahmeti: të largohet apo jo nga Big Brother? Ndërkaq që ende janë duke u diskutuar detaje të këtij keqkuptimi, i cili ka ndodhur më shumë nga shkëmbimet e disa mesazheve në rrjetet sociale, Ahmeti ka deklaruar se po mendon nëse do të vazhdojë apo jo të jetë në rolin e opinionistes.

Kjo përplasje ka ndodhur pas publikimit të një fotomontazhi në fun-page e gazetarit Olti Curri, ku poetja shfaqet krah të larguarit të parë nga Big Brother, duke vendosur si diçiturë një dialog të stisur mes të dyve, ku fjala e Ahmetit është në gjuhën arabe, ndërsa përgjigja e Edisonit ishte: Po Moza, je shumë e qartë!

Këtu mund të lexoni përplasjen mes Mimoza Ahmetit dhe Olti Currit. /o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd