



Pas shumë dilemash zbulohet edhe opinionisti i Big Brother. Nuk do të jetë asnjë nga ata që kemi parë deri tani: ajo është poetesha Mimoza Ahmeti.
Lajmi i paparashikueshëm pritet të sjellë vërtet surpriza duke patur parasysh faktin që Mimoza Ahmeti konsiderohet një nga figurat e cila dallon për kontraversitetin e saj, por edhe mënyrën e të thënit ‘troç’ të opinioneve të saj.
Duket se Ahmeti ka vendosur në momentin e fundit të pranimit të sfidës, ndoshta e nxitur nga një tjetër eksperiencë e ngjashme që ka pasur më parë.
Disa vite më parë ajo ka qenë mentore e një prej konkurrentëve të realit show Kafazi i Artë, eksperiencë kjo e cila e ka joshur të pranojë edhe rolin e opinionistes në Big Brother Albania 8. Mimoza Ahmeti sapo është kthyer nga Kanada ku edhe ka fituar shtetësinë. /a.b/noa.al/
“Big Brother 8”, mes banorëve, femra seksi e meshkuj gay
Big Brother Albania 8, detajet ekskluzive nga reality show më i famshëm
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





