Transmetuar më 19-02-2015, 19:41

Pamje nga aksidenti

Tiranë, 19 shkurt 2015, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në periferi të kryeqytetit në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, afër fshatit Mullet. Si pasojë ka vdekur 30-vjeçarja nga Tirana, Fleura Kola, vajza e ambasadorit shqiptar në Itali deri pak kohë më parë, Llesh Kola.

Viktima, Fleura Kola

Ndërkohë ka mbetur i plagosur gazetari Çim Peka, i cili është dërguar në spital ku ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Nga burime policore qe shkuan në vendngjarje, raporton Noa.al, mësohet dy makina njëra tip Benz me targa AA 099 GB dhe tjetra tip Audi me targa AA 566 HP, janë përplasur mes tyre në zonën e Mulletit mbrëmjen e sotme, duke bërë që të mbeten të lënduar gazetari Peka që gjendej në timonin e njërës makinë si dhe shoferi i makinës tjetër.

Gazetari Çim Peka, ndodhej në makinë me viktimën Fleura Kola.

Peka udhëtonte me automjetin tip Benz, ndërsa makina tip Audi drejtohej nga Emiljano Pelushi, thanë burime nga policia.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë dërguar në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Vetëm pak javë më parë, gazetari Çim Peka u trondit nga një tjetër aksident fatal, ku humbi jetën nipi i tij, djali i të vëllait, Avenir Peka, ish zv/ministër i Brendshëm. /a.y/noa.al/

Qëndrimi zyrtar i policisë në lidhje me ngjarjen

Më datë 20.02.2015 nga Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Emiljano Gëzim Pelushi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye, pasi dje në orën 19.15 në fshatin Mullet Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, me targë AA566HT është përplasur me automjetin tip “Benz” me targë AA099GB të drejtuar nga shtetasi Çlirim Peka, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Për pasojë të këtij aksidenti,  është dëmtuar drejtuesi i mjetit Audi, Emiljano Pelushi, shtetasi Çlirim Peka si dhe pasagjeri i mjetit “Audi” Andi Zajmi të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjerja e automjetit tip Benz, shtetësja Fleura Kola, 29 vjeç, ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak. Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Humb jetën në aksident djali 11-vjeçar i ish Zv/ministrit të Brendshëm Avenir Peka

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd