Transmetuar më 19-02-2015, 19:33

Aktori i njohuri varietesë humoristike “Portokalli”, Besart Kallaku ka zbuluar një tjetër pasion të tij të fshehtë, i cili është futbolli.

Ai ka publikuar në rrjetin e tij social një foto me kartën e futbollistit të skuadrës së Korabit, duke rezultuar zyrtarisht si futbollist i kësaj skuadre. Bëhet fjalë për një kartë federimi e cila u lëshohet lojtarëve të futbollit nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky mjet identifikimi i është lëshuar edhe Besart Kallakut, duke dhënë të gjitha gjeneralitetet e aktorit.

Ky i fundit duket se këtë herë nuk ka bërë aspak humor me batutat e tij duke shkruar; “Zyrtare, nga sot në huazim për fazën e dytë te Korabi. Shihemi të dielën në ndeshje”./o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd