Transmetuar më 14-02-2015, 18:22

Për herë të parë, këngëtarja Manjola Nallbani prezanton zyrtarisht bashkëshortin e saj, Sokolin.

Edhe pse kanë vite bashkë, duket se ata vijojnë të festojnë dashurinë e tyre, ndaj edhe kanë zgjedhur që të udhëtojnë në Budva së bashku për Shën Valentin, ku edhe janë shfaqur së bashku duke drekuar.

Manjola ka treguar sot se burri që ka në krah është dashuria e jetës së saj, ndërsa ndër komentuesit bie në sy edhe emri i vajzës së këngëtares, e cila pranon se ndihet krenare dhe e lumtur për prindërit e saj.

Sokol Tona është gjyqtar. Prej vitesh lidhur në martesë me këngëtaren Manjola Nallbani, ata shumë rrallë shfaqen së bashku në publik duke qëndruar larg medias. /o.k.noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd