

Lezhë, 13 shkurt 2015, NOA.al –Ish kryetari i Komunës Milot, Vlash Gega është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet.
Burime nga policia bëjnë me dije se 53-vjeçari Gega, banues në Milot, Kurbin, ka vjedhur dhe ka shitur për skrap automjetin tip Fiat 900 DTE gërryes, shtytës (Bjellorus), në pronësi të komunës Milot.
Mësohet se ky mjet, i cili fillimisht është cilësuar i vjedhur, gjendej prej disa kohësh në pikën e prodhimit të blloqeve në pronësi të ish kryetarit të Komunës Milot, Vlash Gega.
Sipas zyrtarëve të policisë, nga veprimet hetimore të kryera deri më tani, rezulton se Gega e ka shitur ketë mjet për skrap dhe dyshohet te jetë autori i vjedhjes së mjetit.
Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale të vjedhjes, ndërsa po punohet për kapjen e Vlash Gegës.
Qëndrimi i policisë
Me datën 13.02.2015, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasve:
1-B. H., banues në Milot, rrethi Kurbin, me detyrë aktuale Kryetar i Komunës Milot, Rrethi Kurbin.
2-A. L., banues në Shullaz, rrethi Kurbin, ish shofer i Komunës Milot, rrethi Kurbin.
Proçedimi ndaj tyre filloi pasi, Komisariati i Policisë Kurbin me datë 09.02.2014 ka konstatuar se është vjedhur mjeti tip FIAT 900DTE, lloji Germues shtypes (Varinsk), i cili ka qenë në pronësi të Komunës Milot. Sipas veprimeve të para hetimore ka rezultuar se ish kryetari i komunes Milot e ka shitur këtë mjet për skrap. Ky mjet kishte rreth tre vjet që qëndronte për ruatje në servisin e ish kryetarit të komunës Milot, V. G., i cili është shpallur në kërkim për vjedhje, pasi nuk është bërë i mundur kapja e tij. Kryetari i komunës B H dhe ish shoferi i komunës A. L., me mosveprime dhe me mos përmbushje të rregullt të detyrës, i kanë krijuar një dëm ekonomik komunës Milot, duke mos marrë masa në sigurimin e mjetit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorim detyre” , neni 248, i Kodit Penal./a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





