
Tiranë, 9 shkurt 2015, NOA.al- Disa akse rrugore në vend shfaqin probleme në qarkullim, çka kërkon që të rregohet kujdes gjatë lëvizjes.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informojnë lidhur me akset kryesore kombëtare ku rekomandohet kujdes për shkak të reshjeve intesive gjatë ditëve të fundit, si dhe kalimit me zinxhirë në disa nga akset për shkak të fillimit të reshjeve të dëborës dhe ngricat e formuara.
ARRSH dhe DPSHTRR i’u bëjnë thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to deri në orën 16:00.
Tiranë- Akset Trau – Antenë Dajt, Trau- Qafë Priskë- Shëngjergj dhe Qafë Priskë- Qafë Mollë- Bizë, qarkullohen me zinxhirë për shkak të pranisë së ngricave në rrugë. Është kryer spërkatja me kripë. Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë në akset e Dajtit. Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika.
Durrës– Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
Elbasan– Aksi Librazhd-Lunik ështe i hapur dhe qarkullohet normalisht. Në segmentin Lunik- Stëblevë vazhdojnë reshjet e borës. Po punohet për normalizimin e situatës.
Qarkullimi normal në segmentin Librazhd- Q.Thanë, megjithë praninë e ngricave. Është spërkatur gjatë orëve të para të mëngjesit. Aksi Elbasan- Gjinar momentalisht i bllokuar për shkak të çedimit prej më shumë se 2.5-3 metër të trupit të rrugës në fshatin Shelcan.
Aksi Cërrik- Banjë- Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll. Qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh – Kaçivel- Elbasan.
Në aksin Elbasan- Cingarë- Gramsh ka patur dalje dherash e gurësh në rrugë. Janë marrë masa për pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Në segmentin Librazhd- Lunik nuk ka probleme për qarkullimin. Segmenti Lunik- Stëblevë qarkullohet me vështirësi me zinxhirë. Është ndërprerë qarkullimi në këtë pikë të aksit Elbasan -Gjinar. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës.
Berat– Ne aksin Ura e Pilzes- Çorovode ka renie guresh ne zonen e shkembit te “Selanit”. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te qarkut.
Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve te dendura te ketyre diteve.
Vlorë- Ka rreshje bore në Llogora 15-20 cm. Është punuar për pastrimin dhe kriposjen e aksit dhe qarkullimi kryhet normalisht. Aksi i vjetër Levan-Vlorë është i qarkullueshëm. Në aksin Vlorë- Selenicë, pas largimit të ujit nga rruga, u pa se ky segment te vendi i quajtur Bishti i Malit është dëmtuar. Specialistet e Drejtorisë së Rajonit Jugor Gjirokastër po bëjnë vlerësimin e situatës. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje ose prani të ujit në rrugë.
Gjirokastër– Ka rreshje bore në Gjirokastër. Në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Në zonen e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Po punohet për pastrimin e akseve në të dy këto segmente.
Në aksin Përmet- Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji. Ështe vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin kufi Tepelenë- Gjirokastër, në afersi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të levizjes. Apelohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën e vendosur.
Në Valare- Erind- Çajup të përdoren zinxhirë në 3 km e fundit. Të bëhet kujdes me qarkullimin në Qafën e Muzinës në orët e mbrëmjes. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge. Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje.
Korçë- Po vazhdojnë reshjet e dendura të dëborës. Po punohet me pastrimet e akseve dhe kriposjen e tyre. Situata po mbahet nën monitorim per oret ne vazhdim. Të bëhet kujdes në qarkullim. Për shkak të temperaturave të ulëta, të gjithe akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë. Mjetet rekomandohen që të mos lëvizin pa zinxhirë, sepse krijojnë probleme në qarkullim, sidomos në Qafë Plloçë dhe në Qafë Thanë. Akset ku qarkullohet me zinxhire janë: K/Liqenas – D/Goricë; Korçë- Ersekë; Ersekë- Çarshovë; Korçë- Voskopojë; Korçë- Dardhë; K/Libonik- Grabovë; Bilisht – Miras.
Kukës- Shembja në aksin Traget- Lekbibaj, që kanë shkaktuar vështiresi në qarkullim. Per shkak te temperaturave te uleta ka prezence ngricash ne rruge. Jane marre masat per sperkatjen e akseve me kripe. Qarkullimi kryhet pa zinxhire . Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e ngricave dhe lageshtise ne rruge.
Dibër- Kohë e vranët dhe me temperatura të ulëta. Si pasojë ka prezencë ngricash në rrugë. Janë marrë masat për kriposjen e akseve. Të bëhet kujdes, sepse ka ngrica në rrugë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentet Qafë Dragalicë- Stëblevë dhe Kalaja e Dodës- Vasije. Në Kalanë e Dodës era që fryn vështirëson qarkullimin, prandaj të bëhet kujdes gjatë levizjes.
Shkodër- Ka renie te temperaturave ne te gjithe qarkun.Si rezultat ka prani te ngricave ne rruge. Rruget jane sperkatur te gjitha me kripe. Ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi te zgjeruar.Po punohet per ta bere rrugen me dy kalime. Ne Puke ka rreshje te dobeta bore. Te gjithe akset kane kriposur si pasoje e pranise se ngricave. Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes me ngrica. Ne segmentin rrugor Dardhe –Miliska dhe Qafe Mali-Flet, rekomandohet perdorimi i zinxhireve.
Fier- Gjendja në akset e Fierit është normale. Kthesa e Visokës në aksin Fier- Ballsh ka rënie dherash në rrugë. Të behet kujdes në qarkullim. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të reshjeve dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
Lezhë– Kohë me vranësira e temperatura të ulëta. Të gjithe akset janë kriposur. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Të gjitha akset qarkullohen normalisht. Të bëhet kujdes në qarkullim, dhe të respektohet sinjalistika rrugore./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





