Transmetuar më 07-02-2015, 17:56

Një grua amerikane ka lindur një foshnje e cila peshon plot 6,5 kilogramë, një lindje që do të hyjë në rekord, pasi gruaja e kishte zbuluar se ishte shtatzënë vetëm kur ishte 35 javëshe.

Dhe zbulimi i kësaj shtatzënie erdhi pikërisht në momentin kur shkoi tek mjeku, sepse po vinte re se po shtonte ndjeshëm në peshë.

Maxxandra Ford nga Florida u shtruar në Spitalin St.James, pasi mjeku e informoi atë se ajo ishte duke pritur një fëmijë.

Kjo e kishte habitur gruan e cila nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzënë. Pikërisht, këtë javë lindi Avery, një fëmijë të shëndetshëm dhe plot jetë, i cili është i treti për Maxxandra-n. /o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd