Transmetuar më 19-01-2015, 14:56

Tiranë, 19 janar 2015, NOA.al – Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure (SHSHH) ka reaguar mbi tregun e karburanteve në vendin tonë dhe ka bërë me dije se sektori i hidrokarbureve është një sektor ka një konkurueshmëri më të lartë se çdo treg tjetër në vend.

“Tregu ynë i karburanteve ka reaguar në mënyrë koherente pasqyrën në ulje të çmimit të karburanteve, por çmimi i karburanteve si dhe i çdo produkti tjetër nuk varet vetëm nga ulja ose ngritja në tregun ndërkombëtar, por edhe nga niveli i taksimit që aplikon çdo vend, stabiliteti i monedhës vendase, modeli ekonomik që aplikohet në organizimin e tregjeve si dhe konkurueshmëria e tregut”,- thotë SHSHH në reagimin e saj.

Sipas kësaj shoqate, ne venin tonë konkurojnë në një garë të fortë për treg importues vendas dhe të huaj si dhe prodhues dhe s’ka asnjë pengesë ligjore për futjen në treg çdo ditë të operatorëve të rinj.

Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure bën me dije se jemi i vetmi vend që në çmimin e karburantit shtohen 3 (tre) taksa, të cilat janë si më poshtë:

1- Taksa e Qarkullimit 27 Lekë/Litër

2- Taksa e Karbonit 3 Lekë/Litër

3- Taksa e Markimit 1 Lekë/Litër.

“Niveli i TVSH-së që aplikohet mbi qarkullimin e karburantit në Kosovë është 16%, në Maqedoni 18% dhe në Mal të Zi 19%. Vetëm nga këta dy faktor çmimi i naftës në Shqipëri rritet mesatarisht 42 Lekë/Litër”,- thotë kjo shoqatë.

Më tej, në reagim shtohet “në qoftë se këto 3(tre) taksa dhe TVSH-ja do ishin në të njëjtin nivel me vendet fqinje, ne do ishim mesatarisht me çmim 7 Lekë/Litër më lirë se rajoni”.

Sipas Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure, nga çdo analizë reale rezulton se çmimi i shitjes së karburanteve në vend është në kufijtë e kostos dhe në konjukturën e krijuar për këtë treg ka një shqetësim, pasi kërcënohet nga ulja e sasisë së blerjeve duke kaluar një pjesë e klientëve në vendet fqinje si dhe prishja e cilësisë nga operatorët, të cilët në luftë për të mbijetuar në treg i drejtohen kësaj rruge. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd