








Një gjykatë britanike ka dënuar me 12 vjet burgim, një 47 vjeçar shqiptar dhe një tjetër 26 vjeç, pasi i gjeti fajtorë për pastrim parash dhe për falsifikim dokumentesh identifikimi. Dy shqiptarët e dënuar janë Medi Krasniqi dhe Arsen Meçi.
Mehdi Krasniqi, shtetas shqiptar edhe me shtetësi angleze akuzohet se bashkë me Arsen Meçin, kishte prodhuar qindra dokumente identifikimi si karta identiteti dhe leje drejtimi automjeti false, duke i shitur ato, me çmime që shkonin nga 80 deri në 500 paund britanikë.
Krasniqi ishte arrestuar në 9 tetor 2014 pas një operacioni policor që u krye në kuadrin e një investigimi trevjeçar. Ai u dënua me 5 vjet e gjashtë muaj burg, nga Chelmsford Crown Court, jo vetëm për prodhim dokumentesh false, por edhe për pastrim parash. Dënimi u dha më 13 janar 2015, njoftuan sot mediat britanike.
Po ashtu u në operacionin e kryer nga NCA ishte arrestuar edhe shqiptari tjetër, Arsen Meçi, 26 vjeç që shihni në foto më poshtë. Në banesën e Meçit u gjet një laborator i mirëfilltë prodhimi kartash identiteti britanike të falsifikuara. Meçi u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burgim dhe detyrimin që të largohet nga Anglia pas vuajtjes së dënimit.
Zyrtari i NCA, Carl Eade, tha se Medi Krasniqi që shikoni nën foton e parë më poshtë, ishte i kërkuar nga emigrantët e paligjshëm në Angli pasi siguronte kundrejt pagesës, karta identiteti (ID) false, kryesisht britanike, që arrinte t’i falsifikonte me mjeshtëri.
Në këtë mënyrë, disa qindra njerëz besohet sipas NCA të jenë pajisur me të tilla ID që janë edhe aktualisht në qarkullim në pjesën më të madh të tyre.
Anëtarët e grupit “Krasniqi” të arrestuar nga policia speciale angleze NCA (National Crime Agency), u dënuan gjithsej me 68 vjet burg nga gjykata mbretërore angleze.
Në fotot e mëposhtme që publikoi NCA, shihni pamje nga banesa ku u zbulua operacioni, ID e sekuestruara, mes tyre jo vetëm britanike, por edhe shqiptare, rumune, etj./a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





