
Tiranë, 11 janar 2015, NOA.al – Dy personat të cilët dyshohen se janë organizuesit e atentatit të ndodhur tek Rruga e Kavajës në kryeqytet, ku u tentua të vritet me armë zjarri Pajtim Seriani dhe ngeli i vrarë Arjanit Sterjo, kanë rënë në prangat e policisë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Burime nga blutë e kryeqytetit bënë me dije se të arrestuarit janë Aurel Hoxhallari, i biri i Nexhdet dhe Kimete , i datëlindjes 18.08.1977, lindur dhe banues në Tiranë, me shtetësi e kombësi shqiptare, me arsim të mesëm, i proceduar me parë për disa vepra penale si dhe Amarildo Hoxhallari, i biri i Adem dhe Fiqirete, i datëlindjes 31.08.1990, lindur dhe banues në Tiranë, me shtetësi e kombësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar më parë.
Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se të arrestuarit mbrëmjen e ditës së shtunë, 10 janar 2015, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë organizatoret e vrasjes së ngelur në tentativë ndaj Pajtim Serianit.
Policia bën me dije se po vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje kriminale, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të të sipërpërmendurve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim" ngelur në tentativë, e kryer në bashkëpunim. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





