Transmetuar më 30-12-2014, 15:33

Tiranë, 30 dhjetor 2014, NOA.al- Ministria e Punëve të Jashtme, informon lidhur me vendndodhjen e 26 pasagjerëve shqiptarë që u shpëtuan nga trageti i përfshirë nga zjarri “Norman Atlantic”.

MPJ bën me dije se pas informacioneve më të fundit të marra nga konsullatat shqiptare në Janinë dhe Bari, pasagjerët e evakuuar në bordin e anijes “Aby Jeannette” janë si më poshtë:

–  Refik Aliko

–  Sheraf Aliko

–  Donika Aliko

–  Festim Cuci

–  Hasie Cuci

–  Brunilda Kazo

–  Jonel Lamcaj (nënshtetësi italiane)

–  Jorgo Kristo (nënshtetësi greke)

Anija “Aby Jeanette” pritet të mbërrijë në bazën ushtarake të Tarantos gjatë mbrëmjes së sotme. Në bazë qytetarët do të asistohen nga stafi i Konsullatës shqiptare në Bari.

Konsullata shqiptare në Janinë ka asistuar dje rreth orës 21:00 në portin e Igumenicës me anijen “Cruise Europe” pasagjerët shqiptarë:

–  Aleksandër Beqiraj (fëmijë, ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)

– Enkeleida Beqiraj (ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)

– Riza Çela  (ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)

– Alta Pashaj (Pas ndalesës në Igumenicë ka udhëtuar drejt Patrës)

Aktualisht në Itali ndodhen:

–  Senada Kolekaj (pas ndihmës së parë tani ndodhet në Bolonja pranë familjarëve)

–  Robet Mane (pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Firence)

–  Alban Skendaj (në spitalin e Barit, në gjendje shumë të mirë shëndetësore)

–  Sokrat Qendro (me nënshtetësi italiane, ndodhet në Hotelin Neptuna të Brindizit)

–  L. Ndreu (në spitalin e Leçes në gjendje shumë të mirë shëndetësore)

–  G. Gega (pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Torino)

Qendra e Emergjencave në Romë informon se në bordin e anijes ushtarake italiane “San Giorgio” e cila pritet të mbërrijë sot pasdite në Brindizi ndodhen shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:

– Leonard Beqiraj

– Xhorxhi Paragoni

– Jorgo Qerama

– Petrit Zhuri

– Klajdi Zhuri

– Adelina Zhuri

Shtetasit tanë në momentin e mbërritjes në Brindizi do të asistohen nga stafi shqiptar diplomatik.

Nga Qendra e Emergjencave në Romë bëhet e ditur se H.Cukja dhe V.Kane janë evakuuar nga bordi i tragetit, por nuk dihet ende vendodhja e tyre.

MPJ sqaron se po ndjek me përparësi ecurinë dhe do të informojë në vijim për vendndodhjen e qytetarëve shqiptarë sapo të ketë informacione./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit