Transmetuar më 28-12-2014, 11:51

Ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, aktori i njohur shqiptar Petraq Xhillari, i njohur për shumë role në teatër e filma.

I lindur në Përmet në 11 qershor 1943, Petraq Xhillari u emërua në Teatrin Kombëtar në vitin 1971, ku në 22 vjet realizoi 50 role.

Gjithashtu do të kujtohet për interpretime të personazheve në filma, mes tyre “Gjeneral Gramafoni”, “Njeriu me Top”, “Mysafiri” e “Agimet e stinës së madhe”.

Xhillari, në vitin 1995 Kasi kreu liceun artistik për pikturë në 1965 –1969, futet në studion për aktorë pranë Teatrit Kombëtar dhe vazhdon studimet deri në vitin 1971. Këtë vit u emërua aktor pranë këtij teatri. Punoi si aktor në Teatrin Kombëtar deri në vitin 1993, ku realizoi rreth 50 role në skenë e mbi 10 në kinematografi, kryesisht role karakteri.

Ndër rolet më të suksesshëm në teatër përmendim rolet në dramën “Njerëz të thellësive”, Thani “Prometeu”, Arseni “Pas provimit të fundit”, Rojtari i varrezës “Kush e solli Doruntinën”, Malua “Zonja nga qyteti”, Spiceri “Romeo e Zhulieta”, etj.

Në vitin 1995 hap teatrin e parë privat në Shqipëri, "Kafe Teatër 1", në një sallë me 90 vetë, në të cilin u vunë 4 vepra skenike, ku pjesët “Epopeja e supës” dhe “Në katin e dytë është parajsa” janë më të suksesshmet.

Filmografia

Watch! (2008) …. Old father

Gjurmë në dëborë (1984)

Agimet e stinës së madhe (1981) luan si mësuesi i muzikës

Intendanti (1980)

Mysafiri (1979) Shofer

Gjeneral gramafoni (1978)

Nga mesi i errësirës – (1978) luan si dyqanxhiu

I treti – (1978) luan si Selmani

Njeriu me top – (1977) luan si ndihmësi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit