





Emin Djinovci, është një 49 vjeçar nga Kosova, i cili beson se është rimishërimi i Adolf Hitler, jeton duke u fotografuar me turistët, duke shfrytëzuar ngjashmërinë e tij.
Fitimi ditor i tij arrin deri në 76 euro. Emin i ka befasuar bashkëkombasit e tij, duke ecur në rrugë me pamjen e tij njëlloj si Hitleri, me flokët me vijë mënjanë dhe me mustaqe, ndërsa edhe veshja është si e diktatorit gjerman.
49 vjeçari nga Mitrovica ka pesë fëmijë. “Jam krenarë, që i ngjaj fuhrer, pasi njëlloj si ai kam luftuar serbët. Armiqtë e mi”, thotë 49 vjeçari për “Mirror”.
Djinovci u transferua nga Gjermania në Kosovë në vitin 1988, për të luftuar kundër agresionit serb./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





