Transmetuar më 12-12-2014, 09:57

Ajo ishte gëzimi i parë i tyre, pasi me lindjen e Dasarës u bën prindër për herë të parë, ai dhe Argita.

Mbesa e madhe e ish-Kryeminsitrit Sali Berisha, Dasara tashmë hyn në moshën madhore, pasi mbush 18 vjeç.

Babai i saj Jamarbër Malltezi, ka shkruar një urim të veçantë për të bijën, të cilin e ka postuar në profilin e tij në Facebook, duke postuar edhe dy fotografi familjare.

“Gëzuar 18 vjetorin Sarush! Tani në aeroport nuk do të të kërkojnë më letër që prindërit të lejojnë të udhëtosh jashtë shtetit. Jetoje jetën me sfida dhe arritje siç ti di ta bësh shumë mirë. The crew is so proud of you. (Jemi krenarë për ty) Me Zotin para në çdo hap, fat, jetë dhe shëndet!”, shkruan Jamarbër Malltezi.

Dasara Malltezi njihet ndryshe si “supermbesa” e Sali Berishës, për shkak të deklaratave të saj të guximshme, por edhe prej publikimit të një libri në moshë të re./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit