










Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Premte, 12 Dhjetor 2014.
Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Flet Artan Lame: Shembja e shtëpive, plan për dëmshpërblim”.
Tituj të tjerë janë, “Opozita do hynte në Kuvend, Jahjaga anulon vizitën e 18 dhjetorit”.
“Incidenti me eskortën e Ramës, i riu nga Kosova përfundon në polici, e ndiqte me motorr”.
“Rama: Vende pune bosh në Kryeministri, s’ka kualifikim”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Nderim Olldashit/ Festa, zemërthyerit të kthehen në parti, PS të reflektojë. Basha: Gati të dalim nga bojkoti”.
Tituj të tjerë janë; “Viron Bezhani: Dosjet, një deputet spiunoi vëllain tim që ti merrte gruan”.
“Kapet kosovari, motorristi alarmon eskortën e Kryeministrit”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Takimi në Presidencë, Rama i rrëzon Nishanit Guvernatorin e Bankës”.
Tituj të tjerë janë; “Ftesa për pajtim, Basha: Iu shtrij dorën zemërthyerve të PD dhe atyre që mungojnë ende”.
“Rrëfimi horror i nënës që mbyti foshnjën, prokuroria kërkon 35 vjet burg”.
“Kthimi i opozitës shtyn me një javë Kuvendin, PD e gatshme për marrëveshje”.
Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Ish-deputeti, hajdut energjie, shpallet në kërkim nga policia”.
Tituj të tjerë janë; “Arjan Dyrmishi: Hapja e dosjeve, pse është e rrezikshme dhe kauzë e tejkaluar”.
“Edi Rama: 7000 aplikime, 250 vende vakante pune”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Rama: Pranojma çdo kusht të opozitës”.
Tituj të tjerë janë; “Vjedhja e Thesarit, asnjë dënim mbi 4 vjet burg”.
“Rama- Nishani, negociata para vendimit për Sejkon”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





