Transmetuar më 30-11-2014, 20:52

Një djalë 13 vjeçar, i cili është zhdukur katër vjet më parë, është gjetur i izoluar në një shtëpi në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Djali, ka arritur ta informojë nënën e tij për vendndodhjen e fshehur, përmes një tekst-mesazhi.

Nëna më pas i ka dorëzuar informacionet te policia, informoi zyrtari policor i Clayton County, Kevin Hughes, duke folur ma Atlanta Channel 2.

Autoritetet e rendit gjetën fëmijën 17 milje larg Atlantës, në Jonesboro. Forcat policore kanë ribashkuar djalin dhe nënën, raportoi sot WSBTV.

Babai i djalit Gregory Jean, 37 vjeç, dhe njerkën Samantha Joy Davis, 42 vjeçe, janë arrestuar nën akuzat për përfshirje në mizori ndaj fëmijëve.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe tre persona të tjerë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të fëmijës për katër vjet rresht që kur ai ishte nëntë vjeç. /a.d/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit