Transmetuar më 30-11-2014, 10:27

Zgjohesh në mëngjes dhe ajo gjë e parë që do të bësh, është as më shumë dhe as më pak por ajo që bën gjithë ditëve të tjera. Të ngrihesh e dikur të kapësh një filxhan kafe e ta rrufitësh.

Kështu, pasi e ke pirë, ke vetëm një mendim në kokë, “tashti jam më mirë, sytë më janë hapur dhe energji kam”. E sidomos kur para se të kesh në duar kafen të dhemb ca koka.

Por kjo është një psikozë e ushqyer nga përditshmëria e asaj që bën, apo vërtet kafja ju sjell energji?

Nëse je bërë skllav i zakonit tënd për të pirë nga një filxhan kafe çdo mëngjes, ne po të tregojmë që mundeni pa problem ta lini mënjanë këtë zakon.

Sipas një studimi, konsumuesit e rregullt e “zakonit të kafesë” nuk marrin ndonjë energji nga rituali i tyre mëngjesor. Arsyeja? Toleranca ndaj kafeinës. I vetmi ndryshim: kafeina ndihmon te dhimbjet e kokës.

Nëse ata që janë mësuar ta pinë vazhdimisht do ta ndalonin një përvojë të tillë, atëherë do të përballeshin me simptoma të ndryshme, si për shembull me dhimbje koke, apo përgjumje. Nëse do të teprohej, kafja mund të sillte edhe sindroma të tilla si ankthi, paniku, etj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit