Transmetuar më 30-11-2014, 17:14

Zbulo, në bazë të shenjës tënde astrologjike, çfarë përbërësish ushqimorë është mirë të përdorësh e çfarë të tjerësh të evitosh, për të qenë në formë. Do të gjesh edhe këshilla për ushqimin.

Zbulo, në bazë të shenjës tënde astrologjike, çfarë përbërësish ushqimorë është mirë të përdorësh e çfarë të tjerësh të evitosh, për të qenë në formë. Do të gjesh edhe këshilla për ushqimin.

Dashi: Pika jote e dobët: të skuqurat. Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: kafeja, pasi ajo qetëson me doza të vogla dhimbjet e kokës. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: specat djegës të pagatuar, pasi ata mund të acarojnë së tepërmi zorrët. Këshilla ushqimore: mos nxito në ngrënie.

Demi: Pika jote e dobët: luleshtrydhet. Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: avokadoja, sepse ajo lufton kundër kolesterolit të keq. Duhet ta përdorësh pa e tepruar, sepse është një përbërës shumë kalorik. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: sheqeri i tepërt. Këshilla ushqimore: mëso të hash me përmbajtje dhe të kesh gjithnjë me vete vaj esencial borziloku, i cili ndihmon tretjen.

Binjakët: Pika jote e dobët: shijet me sheqer e të tharta njëkohësisht. Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: agrumet, të cilat janë të pasura me vitaminë C. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: erëzat e forta, të cilat janë tepër acaruese. Këshilla ushqimore: ha ngadalë.

Gaforrja: Pika jote e dobët: kruasanet Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: patëllxhani, i cili është me pak kalori dhe thith yndyrnat. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: ushqimet e pasura me fibra Këshilla ushqimore: krijo larmi në gatime dhe ha në mënyrë të rregullt.

Luani: Pika jote e dobët: haviari. Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: majdanozi, i cili është shumë i pasur në vitamina. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: kripa. Këshilla ushqimore: lexo etiketat e ushqimeve për të parë nëse ushqimet kanë shumë kripë.

Virgjëresha: Pika jote e dobët: ëmbëlsirat me bajame. Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: thjerrëzat, pasi ato thithin yndyrnat. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: fibrat, si të asparagut. Këshilla ushqimore: mos ha në orë tepër të vona të natës.

Peshorja: Pika jote e dobët: makaronat. Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: vanilja, aroma e së cilës ndikon në pakësimin e ngrënieve të shpeshta. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: rrushi, i cili është tepër i pasur me sheqer. Këshilla ushqimore: duhet të përdorësh sa më shumë që të jetë e mundur gatimet me zierje.

Akrepi: Pika jote e dobët: recetat pikante Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: hithra për karakteristikat e saj tonizuese, stimuluese dhe tretëse. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: lakra, për shkak të acidit urik. Këshilla ushqimore: mos e tepro në ngrënie, ke për tendencë ta kalosh masën.

Shigjetari: Pika jote e dobët: patatet. Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: sherebela, që ndihmon kundër fryrjes së stomakut. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: sheqeri. Këshilla ushqimore: zëvendëso sheqerin me mjaltë.

Bricjapi: Pika jote e dobët: kuzhina origjinale, sallamet. Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: lakra, e cila është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë C. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: vaji i lulediellit dhe i misrit. Këshilla ushqimore: mësohu më shumë me shije të reja.

Ujori: Pika jote e dobët: shijet ekzotike. Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: frutat e thata (arrat, kikirikët, etj.) për magnezin. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: krundet e tërshërës. Këshilla ushqimore: mos përdor të skuqurat.

Peshqit: Pika jote e dobët: makaronat e të gjitha llojeve. Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: kastraveci, pasi është diuretik. Përbërësi ushqimor që duhet evituar: angjinaret, për shkak të shijes së tyre tepër të theksuar. Këshilla ushqimore: evito ngrëniet jashtë vakteve.

JA HOROSKOPI I PERDITSHEM

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit